Pagesat nga klientët që bëjnë rezervimin do t'i merrni në dorë në momentin e mbërritjes së klientit pranë biznesit tuaj. Kjo metodë është zgjedhur për të shmangur burokracitë dhe komisionet bankare, duke e bërë procesin më të thjeshtë dhe më të favorshëm për ju.
Si ti ngarkoj produktet e mia ?
Produktet mund t’i ngarkoni direkt nga llogaria juaj, ku do të keni mundësinë të modifikoni çdo detaj, si p.sh.: fotot, çmimin, datat, lokacionin, përshkrimin dhe çdo informacion tjetër sipas nevojës suaj.
Si do ti marr rezervimet ?
Rezervimet nga klientët do t’ju vijnë në adresën e email-it që keni regjistruar gjatë krijimit të llogarisë suaj partnere. Çdo rezervim dërgohet në kohë reale, duke përfshirë të dhënat e klientit si emrin, mbiemrin, datëlindjen, adresën e email-it, numrin e telefonit, si dhe datën dhe orën e rezervimit.
Si mund te blej paketat qe ju ofroni ?
Ne ofrojmë 2 paketa të ndryshme:
Paketa 1-javore: Ju mund të përdorni të gjitha funksionalitetet për një javë, për të parë se si funksionon sistemi, përpara se të vendosni nëse dëshironi të bëheni partneri ynë.
Paketa vjetore: Ju mund të zgjidhni njërën prej tyre dhe të kryeni pagesën në mënyrë të thjeshtë, ose me llogari PayPal, ose me kartë bankare.